-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serwer: Vuçiç përdori Listën Serbe dhe shërbimet sekrete për kryengritje në veri

Kryesoret

Analisti amerikan dhe eksperti për çështje të Ballkanit, Daniel Serwer në një reagim të bërë së fundmi ka akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç se po përdor Listën Serbe dhe shërbimet sekrete për të kontrolluar popullsinë serbe në Kosovë.

Në një shkrim në blogun e tij, Serwer shkruan se në Kosovë, përpjekja e hapur politike e Vuçiçit për të kontrolluar popullsinë serbe kryhet përmes Listës Serbe, por ai po përdor gjithashtu shërbimet sekrete serbe dhe aleatët e tyre në krimin e organizuar për të siguruar që popullata serbe, veçanërisht në veri, t’i qëndrojë besnike Beogradit, jo Prishtinës.

“Ne e pamë atë kombinim në vepër më 24 shtator, kur Lista Serbe dhe shërbimet sekrete tentuan një kryengritje të armatosur. Policia e Kosovës dhe KFOR-i e penguan këtë”, shkruan Serwer.

Serwer shtor se Vuçiç që atëherë ka anuar shumë në drejtim të Rusisë dhe Kinës.

“Ai pa dyshim ka frikë se SHBA-ja dhe Evropa do të kërkojnë që ai të kërkojë falje për kryengritjen e 24 shtatorit dhe të premtojë se nuk do të ndodhë më. Fushata mediatike kundër shqiptarëve brenda Serbisë është intensive, siç është edhe përdorimi i medias nga Vuçiq për të mbështetur rolin e tij gjithnjë e më autokratik”, thekson Serwer

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit