-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detyrim paraqitjeje dhe bllokim pasaporte, Tritan Shehu: Mos u shqetësoni, Berisha nuk “arratiset”

Kryesoret

Deputeti i partisë demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas vendimit të GJKKO për masën “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Shehu shkruan se me tërheqjen e pasaportës diplomatike të ish-presidentit, ish-kryeministrit, po tentohet të izolohet kryetari i opozitës, të goditet vetë opozita.

Këto ndodhira, sipas tij, janë prezente vetëm në regjimet diktatoriale dhe në vendet më të errëta të botës.

“Mos u shqetësoni, Berisha nuk “arratiset”!
I tërhiqet “pasaporta” diplomatike ish Presidentit, ish Kryeministrit, deputetit, Kryetarit të opozitës.

Tentohet të izolohet Kryetari i opozitës, të goditet opozita vetë.
I hiqet e drejta e levizjes, e kontakteve politike kështu atij.
Pa asnjë vendim te Parlamentit, sic e kërkon Kushtetuta.
Për një çështje absurde, ku sidoqoftë ai nuk është as “aktor”.
Tentative kjo për izolim të opozitës në terrësi, goditje primitive ndaj saj.

Ndodhira këto vetëm me regjimet diktatoriale në vendet më të errëta të Botës.
Ndalohet si kriminel “me armë në dorë” në publik familjari i tij, për një çështje të pronës familjare.

Te shumë viteve më parë për të cilën mund të thirej, komunikuar akuza e ndjekur normalisht si ne çdo vend civil te globit.

Një show ky, që të kujton regjimin e kaluar kur njerëzit arrestoheshin në këto mënyra barbare për të terrorizuar popullin.

Që të bën të përmendesh e të kuptosh se “historia” më e errët e këtij vendi mund të ripërsëritet për të gjithë, nqs njerëzit mendojnë “larg b… time”,” shkruan Shehu në reagimin e tij të plotë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit