-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Malltezi pas hekurave, “detyrim paraqitje” për Berishën, zbardhet dosja e SPAK

Kryesoret

Zbardhet dosja hetimore e SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani në Tiranë, që çoi pas hekurave Jamarbër Malltezi dhe iu caktua masa “detyrim paraqitje” ish-kryeministrit Sali Berisha, nën akuzën për korrupsion.

Fatmir Mediu, asokohe ministri i Mbrojtjes, në vitin 2005, vetëm një muaj pasi kishte marrë detyrën, i bën një kërkesë Rulit për çështjen e privatizimit të këtij klubi.

Në dosje sqarohet se një pjesë e këtyre pronave, mes tyre edhe ish-kompleksi, vijonin t’i përkisnin Ministrisë së Mbrojtjes, duke iu referuar Listës së Pronave sipas Planit të Përhapjes dhe në Përdorim të Forcave të Armatosura.

“Në vijim, lidhur me këtë pengesë, Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i Dekretuar nga Presidenti i Republikës më datë 07.09.2005 (Dekreti nr. 4646), një muaj pasi kishte marrë detyrën, me shkresën nr. 9549/1 prot date 12.10.2005, i drejtohet METE-s, ministrit Genc Rulitit, duke i bërë me dije se, Ministria e Mbrojtjes krahas pronësive të tjera të përcaktuara në VKM nr. 515 date 18.07.2003 ka në administrim edhe terrenet sportive ku është vendosur Klubi i Futbollit Partizani. Nga studimi i bërë në Ministrinë e Mbrojtjes, baruar në strategjinë e zhvillimit te FA dhe në kuadër të ristrukturimit të tyre, është konkluduar se këto terrene të mos përfshihen në planet e përhapjes së FA-ve…,” sqarohet në dosje.

Në vijim, me shkresën nr. 9549/3 prot date 14.11.2005, Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i parashtron Ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli, se: Klubi i Futbollit “Partizani” ne baze te VKM nr. 515 date 18.07.2003.eshte inventarizuar. Ne baze te VKM nr. 195 date 30.03.1998 “Per privatizimin e ndërmarrjeve qe nuk mund te transformohen” propozojnë miratimin e privatizimit të objekteve dhe terreneve sportive të Klubit të Futbollit “Partizani” duke mirëpritur sugjerimet e METE ne lidhje me forma të tjera,” thuhet mes të tjerash./BalkanWeb

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit