Pas sulmit terrorist të Hamasit kundër Izraelit, ushtria izraelite po kundërpërgjigjet. Ekspertët paralajmërojnë nga zgjerimi i konfliktit.
“Ky është konflikti më i rëndë dhe më i vështirë që përjetojmë që kur është themeluar shteti izraelit në vitin 1949,” thotë Pnina Sharvit Baruch nga Instituti për Studimet Kombëtare të Sigurisë në Universitetin e Tel Avivit.
Dhjetëra mijëra vetë kanë humbur jetën në konfliktin që ekziston prej më shumë se 75 vjetësh mes Izraelit dhe arabëve. Dhe këtë herë, kjo është frika e ekspertëve, kërcënon një luftë e gjatë dhe e përgjakshme.
Amjad Shihab, politolog palestinez në Jeruzalemin lindor thotë, se ka rrezik që ky konflikt të zgjerohet në një luftë fetare që përfshin të gjithë rajonin. Më 7 tetor terroristë të Hamasit shkelën kufirin në Izrael dhe ushtruan disa masakra duke marrë me vete rreth 200 pengje.
Atentatet u mbështetën nga sulmet me raketa të Hamasit. Izraeli është kundërpërgjigjur që atëherë me sulme raketash në Gaza dhe vendosi përkohësisht bllokadën e plotë të Rripit të Gazës.
Izraelitët dhe palestinezët ngrenë pretendime territoriale në një pjesë toke, që shtrihet nga Deti Mesdhe deri në Jordan.
Kjo tokë është përgjysmë shkretëtirë, me një gjatësi 400 km dhe gjerësi 100 km. Aty ndodhen vendet e shenjta të hebrenjve, të krishterëve dhe myslimanëve.
Që nga themelimi i shtetit të Izraelit në vitin 1948, Izraeli dhe palestinezët dhe shtetet fqinje arabe kanë zhvilluar disa luftëra.
Rreth 700.000 palestinezë u larguan nga vendindja vetëm në vitin 1948 ose u dëbuan- Përveç kësaj deri në vitin 1972 rreth 800.000 hebreje dhe hebrenj u arratisën nga vendet arabe dhe afrikanoveriore pas luftës izraelito-arabe në vitin 1948./DW
Artikulli i plotë këtu.