Pas nisjes së sulmeve një tjetër goditje e madhe po shkon për të gjithë banorët në Rripin e Gazës. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se rastet e lisë së dhenve, zgjebe dhe sëmundjet diarreike janë në rritje për shkak të kushteve të rënda sanitare.
Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) shpjegoi se ndër arsyet kryesore të përhapjes së sëmundjeve është se banorët e Gazës janë të detyruar të pinë ujë të kontaminuar, në mungesë të ujit të pijshëm të pastër.
Ai nuk dha shifra konkrete. Megjithatë, ai paralajmëroi rrezikun e rritjes së rasteve të sëmundjeve infektive nëse nuk rikthehet furnizimi me ujë dhe nëse impiantet e ujërave të zeza nuk ri-energjizohen, apo nuk marrin karburant.
Ushtria izraelite e ka vendosur Rripin e Gazës nën “rrethim të plotë”, duke ndërprerë ujin, energjinë elektrike, ushqimin, ilaçet, karburantin dhe furnizimet e tjera thelbësore, si pjesë e operacioneve hakmarrëse pas sulmit të Hamasit në territorin izraelit.