-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A është e pathyeshme Kupola e Hekurt e Izraelit?

Kryesoret

Kupola e Hekurt i ka parandaluar mijëra raketa të shkrepura nga Rripi i Gazës prej vitit 2011, kur Izraeli e vuri në punë këtë sistem të avancuar kundërajror.

Ky sistem i ka bërë banorët të ndihen më të sigurt dhe izraelitët mund të shihen shpesh duke i vëzhguar predhat tek fluturojnë nëpër qiell dhe duke i shkatërruar caqet mbi kokën e tyre.

Por, lufta e tanishme me Hamasin mund të jetë sfida më e vështirë deri më tani.

Brenda vetëm dy javëve, Hamasi i ka shkrepur 7.000 raketa drejt Izraelit, sipas Ushtrisë së Izraelit. Pra, më shumë se në secilën prej katër luftërave të kaluara mes Izraelit dhe Hamasit qëkur ky grup militant e mori pushtetin në Gazë më 2007.

Vetëm më 7 tetor, në ditën e parë të luftimeve, Hamasi i lëshoi 2.000 raketa, sipas të dhënave nga West Point, Akademia Ushtarake e Shteteve të Bashkuara. Hezbollahu i Libanit i ka hedhur, po ashtu, qindra raketa në drejtim të Izraelit verior qëkur nisën luftimet.

Shumica e raketave janë vërejtur dhe shkatërruar nga Kupola e Hekurt. Por, disa ia kanë dalë të depërtojnë dhe t’i vrasin së paku 11 njerëz dhe t’i godasin ndërtesat e largëta deri në Tel Aviv, sipas zyrtarëve izraelitë.

Më poshtë mund t’i lexoni disa prej arritjeve dhe kufizimeve të Kupolës së Hekurt.

Si funksionin Kupola e Hekurt?

Kupola e Hekurt është e pajisur me një sërë baterish kundërajrore të cilat përdorin radarë për t’i vërejtur raketat me rreze të shkurtra veprimi dhe për t’i shkatërruar ato.

Secila bateri kundërajrore i ka nga tri apo katër hedhës, 22 raketa dhe një radar, sipas Raytheon, gjigantit amerikan të mbrojtjes, i cili i bashkëprodhon këtë kundërajror me kompaninë izraelite Rafael Defense Systems./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit