Një aksident masiv me përfshirjen e të paktën 158 automjeteve la të vdekur shtatë persona pasi një “super mjegull” e dendur mbuloi gjithçka në New Orleans, të SHBA-ve.
25 persona u plagosën gjatë përplasjen në Interstate 55, tha policia, e cila paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet.
Disa automjete morën flakë dhe u braktisën, duke lënë një gjurmë rrënojash të djegura dhe metali të prishur. Zjarri shpërtheu pasi një nga automjetet e përfshira në aksident ishte një kamion cisternë që mbante atë që policia e quajti një “lëng të rrezikshëm”.
Një makinë doli nga rruga dhe u fut në ujë, por shoferi u shpëtua, tha policia. Zyrtarët thanë se autostrada ka qëndruar e mbyllur të paktën deri në mesditën e së martës.
Mike Tregre, sherifi i zonës, tha se rreth 100 njerëz ishin të bllokuar dhe autobusët e shkollave po përdoreshin për t’i transportuar ata në destinacionet e tyre.