-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministria e Drejtësisë i bën lekët “rrush e kumbulla” për përkthime (Dokumenti)

Kryesoret

Ministria e Drejtësisë paguan dy herë për përkthimet. Njëherë punonjësit që janë në organikë por që rezulton se nuk e bëjnë punën, por e dërgon tek përkthyesit e jashtëm që paguhen për shërbimin. Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport të fundit të nxjerrë në dritë zbulon sesi një pjesë e madhe e buxhetit në Ministrinë e Drejtësisë bëhet “rrush e kumbulla” për përkthime.

Në këtë ministri ka një sektor, i Përkthimit Zyrtar që përbëhet nga një përgjegjës dhe 5 specialistë. Por ky sektor, sipas raportit e anashkalon detyrën që paguhet nga taksapaguesit duke e kaluar për përkthyesit zyrtarë të jashtëm me argumentin e pamundësisë.

Kjo, po sipas raportit nuk ndodh për raste dosjesh voluminoze por edhe kur ka raste që është vetëm një faqe për t’u përkthyer dhe gjashtë punonjës nuk kanë kohë por e çojnë për ta përkthyer jashtë duke paguar ekstra nga buxheti i ministrisë. “5Pyetjet.al” publikon raportin e auditit me bëmat në ministrinë që drejtohet nga Ulsi Manja. Vetëm për vitin 2022, 46% të shpenzimeve operative kanë shkuar vetëm për përkthimet.

Për periudhën objekt auditimi, një peshë të konsiderueshme në zërin e shpenzimeve operative zë shërbimi i përkthimeve zyrtare për të cilin rezulton se Ministria e Drejtësisë ka shpenzuar në total për të tre vitet vlerën prej 104,267,661 lekë dhe përkatësisht 43% të shpenzimeve të vitit 2020, 21% të shpenzimeve operative të vitit 2021 dhe 46% të shpenzimeve të vitit 2022.

Nga shqyrtimi i procesverbaleve të mbajtura për marrjen në dorëzim të përkthimeve të kryera, vihet re se në të gjitha rastet, MD shprehet se materialet i jepen përkthyesve zyrtarë të jashtëm për shkak të pamundësisë aktuale të realizimit të përkthimit nga Sektori i Përkthimit Zyrtar, ose për shkak të materialit voluminoz në fjalë.

Nga auditimi rezulton se ky arsyetim përdoret edhe në rastet e materialeve të përkthimit me përmbajtje nga 1 deri në 3 faqe për të cilat jepet një afat kohor deri në 7 ditë periudhë e cila është e mjaftueshme për tu përballuar nga Sektori i Përkthimit Zyrtar në MD, sektor i cili përbëhet nga 1 përgjegjës dhe 5 specialistë.

Gjithashtu konstatohet se brenda një viti nuk bëhet një shpërndarje e drejtë mes përkthyesve, pasi shumë nga përkthyesit zyrtarë të miratuar nuk janë angazhuar asnjëherë në përkthimin e materialeve, ndërkohë disa të tjerë evidentohen shumë më shpesh të angazhuar” thuhet qartësisht në raportin e KLSH-së.

KLSH ka gjetur shkelje edhe tek blerjet e dhuratave. “Në shumë raste, kryesisht për procedurat e blerjeve të dekoreve apo dhuratave për pritje përcjellje, rezulton se nuk hartohen as specifikime të natyrës së dekorit, apo dizenjove të dhuratave të kërkuara, duke e bërë të pa qartë se me çfarë specifikimesh apo kriteresh bëhet krahasimi në momentin e marrjes në dorëzim të tyre”.

Janë gjetur shkelje edhe tek rikonstruksioni i godinës së ministrisë së Drejtësisë ku është konstatuar dëm 848,388 lekë për punë të pa realizuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit