Sot do të zhvillohet seanca e radhës gjyqësore ndaj Fredi Belerit. Në ambientet jashtë Gjykatës së Posaçme është shpalosur nga dy persona një banderolë kundër tij. “Beleri në jug, Radoiçiç në veri”, shkruhej aty.
Më 12 Tetor, Fredi Beleri kërkoi përjashtimin nga trupa gjykuese të gjyqtares Etleva Deda. Më 17 Tetor, kjo gjyqtare u zëvendësua nga Flora Hajredinaj, duke bërë që seanca të shtyhet për këtë të martë.
Sot pritet të lexohet kërkesa për gjykim nga SPAK, e cila e akuzon Belerin se bleu vota në zgjedhjet lokale të 14 Majit.