-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Gjatë rrëmbimit e godisnin me shkopinj”, rrëfehen pengjet e Hamasit

Kryesoret

Tetëdhjetë e pesë vjeçarja Yocheved Lifschitz dhe Nurit Cooper, 79 vjeçe, janë dy pengjet e fundit të liruara nga Hamasi që u rrëmbyen bashkë me bashkëshortët e tyre nga vendbanimi Nir Oz. Përmes vajzës së saj, Lifschitz tregon për momentin e përballjes me Hamasin.

“Nëna ime po tregon një rrëfim tmerrues. Ajo thotë se shumë, shumë njerëz, një lumë njerëzish, depërtuan përmes rrethimit, rrethimit së sigurisë, që kushtoi 2 miliardë e gjysmë shekel dhe që nuk ndihmoi fare. Nëna thotë se e hipën në pjesën e pasme të motoçikletës, me këmbë të lidhura në njërën anë… Pastaj ka kaluar nëpër fusha të lëruara, me burra që ngisnin motoçikleta përpara dhe pas saj. Gjatë rrëmbimit e godisnin me shkopinj. Pasi arritën tek tunelet, ecën në këmbë për disa kilometra nëpër tokë të lagur. Kishte një rrjet të madh tunelesh nën tokë, duket si një rrjet merimange,” tha Lifschitz përmes vajzës së saj Sharone.

Vajza e Litfshitz thotë se nëna e saj ishte mbajtur me 25 pengje të tjera. Ajo megjithatë tha se nuk dinte për fatin e babait të saj dhe të pengjeve të tjera që dyshohet se po mbahen nga Hamasi.

“Nëna ime tha se është trajtuar mirë. Dhe se njerëzit ishin të sjellshëm me të. Nuk e dimë se si qëndron puna me 175 të rrëmbyerit e tjerë. Nuk mund të arrijmë në përfundimin nga kjo përvojë, se edhe ata janë në gjendje të mirë,” sipas Sharone Lifschitz.

Gjendja shëndetësore e dy pengjeve, sipas ekipit mjekësor në një spital të Tel Avivit ku ato u dërguan për trajtim pas lirimit, është përgjithësisht e mirë./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit