Një ditë pasi Gjykata e Posaçme e la në masën e sigurisë burg pa afat, dhëndri i Sali Berishës Jamarbër Malltezi është dërguar nga blloku i sigurisë “302” te “Mine Peza” për tek qelitë e “313”-tës.
Mbrëmjen e djeshme gjyqtarja Irena Gjoka refuzoi kërkesën për liri të Malltezit që akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash duke e lënë në burg pa afat.
Gjithashtu në detyrim paraqitje u la biznesmeni Fatmir Bekteshi. Sot është thirrur Sali Berisha në orën 14:00 për t’u marrë në pyetje, por që ka deklaruar se nuk do të shkojë.
Berisha ka refuzuar disa herë të marrë njoftimin për dy masat e sigurisë, detyrim paraqitje dhe bllokimin e pasaportës hetimet që po zhvillohet për privatizimin e kompleksit “Partizani”.