-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Masakruan një vend të tërë, terroristët e Hamasit zbulojnë përfitimet: Kush sjellë një peng merr…

Kryesoret

Policia izraelite ka ndarë një video të intervistimit të terroristëve të Hamasit të përfshirë në sulmin vdekjeprurës ndaj Izraelit.

Gjatë materialeve të ndara mësohet se atyre ishte dhënë urdhër i qarta për të vrarë dhe rrëmbyer civilë.

Videoja thuhet se përfshin pjesë nga marrja në pyetje e gjashtë anëtarëve të Hamasit të cilët u arrestuan pas masakrës së 7 tetorit, e cila la të paktën 1,400 njerëz të vdekur në territorin izraelit.

Sipas Jerusalem Post, terroristët që shihen duke folur me hetuesit në video ishin të përfshirë në sulmet e forcave të Hamasit në kibuci dhe objektiva të tjerë të organizatës. Megjithëse përvojat që ata përshkruajnë janë të ndryshme por që të gjithë ata pranuan se ishin urdhëruar të vrisnin dhe rrëmbenin civilë.

Plani fillestar ishte që të pushtonin qytetet ku ata kryenin sulmin dhe të qëndronin atje, pas ekzekutimeve dhe rrëmbimeve të civilëve.

Disa terroristë të Hamasit u urdhëruan të vrisnin kryesisht të rinj, pavarësisht nëse ishin civilë apo jo, dhe të rrëmbenin gra dhe fëmijë.

Një nga anëtarët u shpreh se u ishte premtuar se kushdo që kthente në Gaza një peng do të merrte 10,000 dollarë dhe një apartament.

Në fund të videos, të arrestuarit pyeten nëse besojnë se mizoritë e kryera nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit kundër grave dhe fëmijëve janë të lejueshme në Islam.

Të gjithë ata dhanë një përgjigje negative, duke shpjeguar se feja e tyre është kundër vrasjes së të pafajshmëve dhe duke pranuar se Hamasi ngjan me atë të Shtetit Ismalik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit