-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Himni në shkolla mund të kthejë ndasitë etnike

Kryesoret

Nisma e disa komunave të Shkupit që drejtohen nga kryetarë të partisë opozitare VMRO DPMNE-së, që në shkolla të këndohet himni shtetëror çdo të hënë, nga njohësit e çështjeve ndëretnike cilësohet si veprim “provokues me tendencë nxitjen e raporteve mes bashkësive etnike”.

Këshillat komunale të Gazi Babës dhe të Aerodromit, që janë pjesë e Shkupit, kanë vendosur që nxënësit e shkollave fillore në territoret e tyre, së shpejti orën e parë të mësimit çdo të hënë ta nisin me këndimin e himnit shtetëror të Maqedonisë së Veriut.

Kjo është nismë e një politikani të një shteti etnocentrik, ku çdo gjë rrotullohet rreth një etniteti dhe të gjithë të tjerët janë jo relevantë”.

Vendimet janë marrë me propozim të kryetarit të kësaj partie, Hristijan Mickoski, i cili i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit që kjo nismë të përfshijë shkollat në vend. Por, nga kjo ministri nuk e kanë komentuar nismën e Mickoskit.

“Çdo qytetar, sipas mendimit tim, duhet të nderojë një nga simbolet themelore të shtetit në të cilin ka lindur, ka krijuar familje dhe është shkolluar, e ky është himni shtetëror… Mendoj se në të gjithë territorin e shtetit duhet të tregohet respekt për shtetin ku jetojmë dhe punojmë të gjithë,” ka deklaruar kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ai ka thënë se praktika të tilla ka në shumë shtetet, përfshirë edhe SHBA-në, andaj duhet të zbatohet edhe në Maqedoninë e Veriut.

Në himnin shtetëror të Maqedonisë së Veriut, i miratuar pas pavarësimit nga ish- Jugosllavia, i këndohet kombit maqedonas, territoreve dhe heronjve maqedonas, si dhe betejave të tyre për liri./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit