-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

GJKKO rrëzon avokatët e Berishës: Nuk ka asnjë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares nga çështja

Kryesoret

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar qëndrimin e avokatëve të Sali Berishës, të cilët u shprehen se kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja.

Berisha duhej të njihej sot me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të dhënë ndaj tij, por seanca u shty për ditën e nesërme.

Avokati Genc Gjokutaj tha se ata kanë bërë një padi penale ndaj gjyqtares për shpërdorim detyre dhe po ashtu kanë kërkuar përjashtimin e saj nga çështja.

Por Gjykata e Posaçme shprehet se nuk ka asnjë kërkesë zyrtare për përjashtimin e gjyqtares.

Nuk kanë paraqitur kërkesë për përjashtim në k/sekretari, por verbalisht kanë parashtruar se do të paraqesin kërkese për përjashtim. Deri ne këto momente ende nuk është regjistruar një kërkese e tillë,” tha zyra e shtypit në GJKKO.

Berisha nuk merret me forcë, seanca shtyhet për nesër

Berisha kallëzon gjyqtaren që i vuri dy masa: Të përjashtohet!

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit