-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nëna u hodh nga furgoni, djali: Po hedhin baltë ndaj babait

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pak ditë më parë ku 57-vjeçareja nga Rrogozhina, Merushe Gjuzi në gjendje të rënduar psikologjike u hodh nga furgoni që ishte në lëvizje duke i shkaktuar vdekjen.

Në lidhje me ngjarjen është arrestuar bashkëshorti i viktimës, i cili akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Ndërkohë në këtë situatë të rëndë ku ka humbur nënën dhe ka në burg babain, djali 57-vjeçares ka folur për emisionin “Me zemër të hapur” në News24.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se babai i tij nuk ushtronte dhunë psikologjike ndaj nënës dhe se nuk kishin konflikte mes njëri-tjetrit.

“Një vit kisha që kisha ikur në Gjermani. Para disa vitesh është zhdukur motra. I la nipin, dhe ajo kujdesej për nipin, 11 vjeç. Ajo ishte shumë mirë, e lashë mirë. Asgjë nuk është e vërtetë. Jeta paska qenë e vështirë për mua.

Babai nipit i vdiq në një aksident. Nëna merrte misra në fshatrat e Elbasanit dhe i shiste ne Bishti i Zhurit. Me këto të ardhura vinim vërdallë. Më pas ika unë në Gjermani, që ajo mos të punonte më. Por ajo nuk më dëgjonte, babai punonte shumë, ku të gjente.

Pastronte kopshte, dhe oborre. Babai me mamanë s’kanë pasur asnjë problem. Nuk kemi qenë keq fare nga ana ekonomike, babai punonte në Greqi më herët. Nuk kishin probleme. Se di si i hedhin baltë babës tim.

Në orën 8 e 20 më ka rënë në telefon, por kam qenë në punë. Kur e mora në telefon, nuk mu përgjigj. Vetëm pas 2-3 orësh më morën në telefon dajet, shokët dhe më treguan. Çdo ditë nga ora 9 më kanë telefonuar dhe më kanë treguar.

Llafe në shtëpi mund të bësh, por nuk kemi pasur debate të mëdha. Ju lutem më sillni babain tim në shtëpi!”, tha djali i të ndjerës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit