Ditën e sotme është zhvilluar një aksion në Elbasan nga forca të shumta të policisë të asistuara nga agjentët e BKH për kapjen e të shpalurit në kërkim për porosi vrasjeje, Suel Çela.
Mësohet policia kanë zhvilluar aksionin në tregun agroushqimor dhe në shtëpinë e Çelës për kontrolle.
Ende nuk dihet nëse Çela është gjetur apo arrestuar. I shpalluri në kërkim njihet edhe si Marjus Lulaj i është drejtuar me kërkesë gjykatës së Posaçme ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg me një masë më të lehtë sigurie.
Prej majit të vitit të kaluar, Çela u shpall në kërkim pas dëshmisë së dëshmitarit të drejtësisë Nuredin Dumani.
Çela dyshohet sipas SPAK se ka porositur vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha pranë liqenit artificial. Gjithashtu dyshohet se ai ka porositur edhe vrasjen e Elton Kilës si dhe atentati ndaj administratorit Lulzim Masha ndodhi më 18 janar 2022.