-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Skifterët” bëjnë namin në depon e biznesit, vjedhin gjëra me vlerë deri në 100 mijë euro

Kryesoret

Policia e Kosovës ka vënë në pranga dy të rinjtë pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme kanë kryer një vjedhje ku kanë marrë mallra me vlerë 100 mijë euro.

Sipas policisë të rinjtë kanë vjedhur një depo biznesi në rrugën “Gaspër Karaqi” nga depoja e një biznesi.

“Me datën 24.10.2023 rreth orës 10:55, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur për të, kishin depërtuar brenda objektit të biznesit të tij në rrugën ‘Gaspër Karaqi’ në Gjakovë, dhe nga depoja e këtij biznesi kishin vjedhur mallra të ndryshëm (veshmbathje, bizhuteri, gjësende të ndryshme shtëpiakë etj.) në vlerë rreth 100 000 (njëqind mijë) euro”, thuhet në njoftimin.

Dy të arrestuarit përkatësisht 23 dhe 33 vjeç ranë në pranga ditën e sotme.

“Të gjitha veprimet hetimore të ndërmarra janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit të dyshuarit, pasi që janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës, me aktvendim, janë dërguar në mbajtje, ndërsa mallrat e sekuestruar iu janë kthyer pronarit”, përfundon njoftimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit