-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drafti i BE-së për Asociacionin, Konjufca: Është në përputhje me Kushtetutën

Kryesoret

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u shpreh sot drafti i BE-së për Asociacionin është në përputhje me Kushtetutën. Konjufca tha se ajo duhet të vendoset në kontekst të marrëveshjes së Ohrit.

“Qeveria jonë e ka pranuar marrëveshjen e Ohrit dhe ka pranuar që ajo të zbatohet, është Serbia ajo që nuk e ka pranuar. Ndërsa sa i përket planit që u propozua dhe ideve të reja ato duhet të shqyrtohen me kujdes dhe ta bëjmë një dallim.

Dallimi që unë mendoj që është esencial për Republikën e Kosovën ka të bëjë me faktin se për asociacion nuk duhet të diskutohet, nuk është asociacioni temë qendrore e negociatave me Serbinë, ai është si një marrëveshje e mëhershme”, tha Konjufca.

“Nuk e kam shqyrtuar me kujdes, vetëm kështu një shikim sipërfaqësor, por është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe kurrfarë niveli i pushtetit në Kosovë. Por edhe kjo nuk mendoj që është temë e negociatave me Serbinë”, tha ai për T7.

Konjufca tha se nëse “ndonjëherë ndodhë ndonjë draft i asociacionit, ai duhet të propozohet nga Republika e Kosovës, nëse jo nuk propozohet fare”, deklaroi ai.

Kurti pranon planin e ri të BE-së për Asociacionin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit