-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Noka i kthen postën mbrapsht policisë: Njoftojeni vetë Berishën (Dokumenti)

Kryesoret

Policia e Shtetit provoi të gjitha mënyrat për të njoftuar Sali Berishën për dy masat e sigurisë që gjykata e posaçme vendosi kundër tij. Mbrëmjen e së shtunës në selinë blu u refuzuan, në shtëpi nuk doli askush pasi trokitën dhe hapi i tretë ishte njoftimi me postë në selinë blu. Por sipas një dokumenti të dalë në media, rezultoi se Flamur Noka në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm ka refuzuar që të marrë dijeni.

Në shkresën e firmosur në fund nga sekretari për çështjet ligjore Ivi Kaso i kërkohet policisë që për këto shkresa me natyrë strikte personale të mos i drejtohen më selisë, por vetë individit, konkretisht Sali Berishës duke e hedhur “pataten e nxehtë” nga duart. Në fund, gjykata u detyrua të bëjë njoftimin publik përmes mediave. Sali Berisha refuzoi të marrë dijeni dhe të shkojë në gjykatë pasi më parë kërkon që t’i hiqet imuniteti.

Prapaskenat hap pas hapi/ “Hidh e prit”, çfarë ndodhi brenda gjyqit të Berishës?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit