-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina në fokus të samitit të BE-së

Kryesoret

Liderët e Bashkimit Evropian do të takohen në Bruksel më 26 dhe 27 tetor, në samitin që pritet të përsërisin dënimin për luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe të diskutojnë për mbështetjen e bllokut për Kievin, në mes të sinjaleve për lodhjen e disa shteteve anëtare për të ndihmuar për luftën, që është në muajin e 21-të.

Liderët e 27 shteteve të BE-së po ashtu pritet të riafirmojnë mbështetjen e tyre për “pavarësinë e Ukrainës, sovranitetin dhe integritetin territorial” dhe për “të drejtën e saj për vetëmbrojtje”, thuhet në draft-konkluzat e samitit, dokument që e ka parë Radio Evropa e Lirë.

Dokumenti, që nuk është final dhe duhet të miratohet nga liderët e BE-së, po ashtu riafirmon qëllimin e bllokut që të vazhdojë të ofrojë “mbështetje të fortë financiare, ekonomike, humanitare, ushtarake dhe diplomatike për Ukrainën dhe popullin e saj për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Në draft-konkluzat po ashtu bëhet thirrje “për ashpërsimin e mëtejmë të sanksioneve” kundër Rusisë për shkak të agresionit dhe do t’i bëjë thirrje Komisionit Evropian “të përshpejtojë punën” mbi propozimet se si të ardhurat që rrjedhin drejtpërdrejtë nga asetet e palëvizshme të Rusisë, mund të drejtohen për të mbështetur Ukrainën dhe për rindërtimin e saj.

Një tjetër temë në agjendën e liderëve të BE-së do të jetë edhe rishikimi i buxhetit afatgjatë të bllokut. Komisioni Evropian po kërkon mbështetje unanime nga vendet anëtare për të rritur buxhetin para vitit të ri, veçanërisht për të vazhduar ndihmën financiare për Ukrainën.

Kievi ka thënë se i duhet ndihma ndërkombëtare për të mbuluar deficitin buxhetor gjatë luftës, përderisa kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, ka deklaruar se Kievit do t’i duhen 42 miliardë euro gjatë vitit të ardhshëm./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit