-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhuna në Lezhë, flet 16-vjeçari që goditi mësuesen me karrige: Më kujtoi eshtrat e babait

Kryesoret

Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar paraditen e djeshme në gjimnazin “Hydajet Lezha” ku një 16-vjeçar goditi me karrige mësuesen e matematikës është zbardhur dëshmia e të riut.

Mësohet se në dëshmi 16-vjeçari është shprehur se mësuesja i ka përmendur babanë e ndjerë ndërsa ka shtuar se reagimi i tij ka qenë i nxituar.

I “fluturoi” mësueses karrigen kokës, 16-vjeçari përjashtohet nga shkolla

Më tej nxënësi ka shtuar se për shkak të gjendjes së tij të rënduar psikologjike nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur.

Ai shtoi se babain e tij e ka humbur 3 vite më parë dhe nuk ka dashur të bëjë një gjë të tillë.

Sipas nxënësit ai nuk ka konflikt me mësuesen dhe se ka qenë një reagim i momentit për shkak të mungesave.

Goditi mësuesen me karrige, xhaxhai i 16-vjeçarit: I ka thënë ça është ajo familje që të ka sjellë në jetë

Mësuesja ka deklaruar në polici se 16-vjeçari ishte në bangën e fundit të klasës dhe ka qenë duke bërë një bisedë me shokun e tij të bangës.

Në atë moment, ajo i ka çuar zërin dhe duke i bërtitur, duke i kujtuar 16-vjeçarit se e kishte kaluar një vit më parë.

Ajo kishte bërë një betim, kishte përmendur edhe të vdekurit që nuk do ta kalonte nxënësin. Më pas ka pasur një debat dhe ka ardhur reagimi i 16-vjeçarit.

Goditi me karrige mësuesen, flet motra e 16-vjeçarit: I bërtiti dhe i tha do ta mbash mend

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit