Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Përmet ku një 38-vjeçar ka plagosur aksidentalisht me armë gjahu kushëririn e tij.
Sipas njoftimit të policisë ata po kryenin gjueti të kundërligjshme në fshatin Munushtir i Vjetër.
Për veç arrestimit të 38-vjeçarit policia ka sekuestruar armën e gjahut me të cilën u krye plagosja.
37-vjeçari me inicialet G. B. pas ngjarjes është dërguar në Urgjencën e spitalit të Përmetit për të marrë ndihmën mjekësore.
Autori akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.