19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jo Republika Srpska në Kosovë”, Shqiptarët protestë në Bruksel: Sanksiononi Serbinë

Kryesoret

Shqiptarët që jetojnë në Bruksel kanë zhvilluar ditën e djeshme një protestuar para ndërtesës së Komisionit Evropian.

Ata kanë kërkuar nga Bashkimi Evropian të heqin masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe të sanksionoj Serbinë.

“Jo Republika Srpska në Kosovë”, “Lajçak shko në shtëpi”, “Të bashkuar ne qëndrojmë, Asociacioni nuk është rruga”, ishin disa nga parullat që mbanin në duar protestuesit.

Kërkesë tjetër e tyre ka qenë edhe që të ketë një proces të drejtë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

 

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ndodhen në Bruksel ku do sot do të zhvillojnë takime të ndara me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

I pari është Kurti i cili nis nis takimin me krerët evropianë rreth orës 14:00.

Pas Kurtit, rreth orës 14:30 do të nis takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiç me përfaqësuesit e BE-së dhe liderët gjermanë, francez e italianë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit