Mesditën e sotme është thirrur në Prokurorinë e Posaçme të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Dorian Duçkën, një personazh i njohur dhe shumë i lakuar vitin e fundit për shkak të dosjes “McGonigal”.
Në dosjen e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së për Nju Jorkun, Dorian Duçka ishte prezantuar si këshilltari jozyrtar i kryeministrit Edi Rama.
Duçka, djali i hallës së Ilir Metës, pas 4 orësh ka dalë nga SPAK, nuk ka pranuar që të bëjë koment se per çfarë u mor në pyetje.
I pyetur në lidhje me çështjen e Mc Gonigal, Duçka tha se duhet të shkojnë që të pyesin DASH.
“Shkoni dhe pyesni Departamentin e Amerikan në Shtetit,” tha ai, ndërsa u buzëqeshi gazetarëve.
Ndërkohë ai u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me kallëzimin për aferën Cez-Dia.
Gazetarët: Për Cez-Dia?
Duçka: Jo.