-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prej 4 orësh brenda në SPAK, Dorjan Duçka: Shkoni pyesni DASH-in

Kryesoret

Mesditën e sotme është thirrur në Prokurorinë e Posaçme të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Dorian Duçkën, një personazh i njohur dhe shumë i lakuar vitin e fundit për shkak të dosjes “McGonigal”.

Në dosjen e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së për Nju Jorkun, Dorian Duçka ishte prezantuar si këshilltari jozyrtar i kryeministrit Edi Rama.

Duçka, djali i hallës së Ilir Metës, pas 4 orësh ka dalë nga SPAK, nuk ka pranuar që të bëjë koment se per çfarë u mor në pyetje.

I pyetur në lidhje me çështjen e Mc Gonigal, Duçka tha se duhet të shkojnë që të pyesin DASH.

“Shkoni dhe pyesni Departamentin e Amerikan në Shtetit,” tha ai, ndërsa u buzëqeshi gazetarëve.

Ndërkohë ai u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me kallëzimin për aferën Cez-Dia.

Gazetarët: Për Cez-Dia?

Duçka: Jo.

Dorian Duçka i dosjes “McGonigal” futet në SPAK (FOTO)

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit