-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia rrit buxhetin për Kosovën me 11 milionë euro

Kryesoret

Më 26 tetor, deputetët e Kuvendit të Serbisë miratuan Ligjin për buxhetin e vitit 2024. Buxheti i Serbisë për vitin 2024 parashihet të jetë rreth 17.5 miliardë euro.

Nga ky buxhet, për vitin 2024 qeveria e Serbisë ka planifikuar të ndajë rreth 11 milionë euro më shumë për Kosovën sesa që ishin ndarë më 2023.

Funksionimi i institucioneve dhe organizatave, Zyra e Qeverisë, informimi i serbëve në Kosovë, janë vetëm disa nga pikat, për të cilat do të rritet buxheti në vitin 2024.

Sipas një analize të Radios Evropa e Lirë (REL), ndarjet buxhetore për Kosovën janë vazhdimisht në rritje, dhe ekspertët paralajmërojnë se këto investime kanë qenë jotransparente me vite të tëra dhe se është pothuajse e pamundur të përcaktohet shpenzimi total për Kosovën.

Kosova e shpalli pavarësinë në vitin 2008, të cilën Serbia nuk e njeh. Serbia për gjithë ato vite nuk e ka ndalur financimin e institucioneve paralele, të cilat Prishtina nuk i njeh.

Sa janë rritur ndarjet buxhetore për Kosovën?

Serbia, siç shihet edhe në propozim-buxhet, ndan para për punën e institucioneve paralele në Kosovë, përmirësimin e jetës së qytetarëve, informimin, por edhe për mbështje për klerikët dhe murgjit në Kosovë. Po ashtu, mbështet punën e Universitetit të Prishtinës me seli në Mitrovicën e Veriut dhe investon në projekte mjedisore.

Dragan Popoviç nga organizata joqeveritare e Beogradit, Qendra për Politikë Praktike, e cila në vitet e kaluara ka analizuar ndarjet buxhetore për Kosovën, thotë për Radion Evropa e Lirë se studiuesit vështirë se mund ta përcaktojnë shumën totale të ndarjeve të mjeteve nga buxheti, sepse ajo është e “fshehur” në buxhet./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit