Autoritetet italiane kanë vënë në pranga tre persona të cilët kapë mat në Parma duke shitur drogë.
Mes të arrestuarve janë dy burra dhe një grua. Raportohet se njëri prej burrave është shqiptar.
Mësohet se shqiptari do të kryente një dorëzim kokaine për një 46-vjeçar italian. Ata arriten me sukses të mbyllnin misionin e tyre për të dërguar pakon aty ku duhej por policia po monitoronte të gjithë situatën.
Pas dorëzimit të pakos Karabinierët aktivizuan shërbimet të cilat në pak kohë mbyllën të gjitha rrugët e arratisjes dhe bllokuan dy makinat.
Në automjetit e çiftit italian u gjet qesja prej letre të bardhë me tre blloqe kokainë, me peshë mbi 3 kg.
Oficerët e Njësisë Hetimore vendosën të shtrinin kontrollin në banesën e çiftit ku u gjetën edhe 17 kg kanabis të paketuara në mbështjellës të ndryshëm 500 gram.
Në përfundim të operacionit, të tre u arrestuan për veprën penale të shitjes dhe posedimit të lëndëve narkotike.