-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen, arsyeja…

Kryesoret

Drejtori i paraburgimit të Vlorës, Engjëllush Avdulaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

Ai ka paraqitur kërkesën në një letër drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Admir Abrija dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Avdulaj, i cili prej më shumë se 1 viti mban postin e Drejtorit të paraburgimit Vlorë është shprehur se vendimin e ka marrë pasi ndodhet përpara një oferte nga sektori publik, e cila, sipas tij, është një sfidë e re për karrierën e tij profesionale.

“Unë Engjëllush Avdulaj, jam emëruar në detyrën e Drejtorit të IEVP – Vlorë në datë 02.02.2021. Aktualisht ndodhem përpara një oferte nga sektori publik e cila është një sfidë e re për karrierën time profesionale.

Me keqardhje ju njoftoj se unë kam vendosur ta pranoj këtë kapërcim profesional të një niveli tjetër dhe për këtë arsye po ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga detyra e Drejtorit të IEVP – Vlorë.

Duke ju përshëndetur ju dhe gjithë stafin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për kohën e punës dhe bashkëpunimin,” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit