-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Gërdeci”, punëtori: Atë ditë mu dogj 40% e trupit

Kryesoret

K a dëshmuar sot në seancën gjyqësore për çështjen e tragjedisë së Gërdecit Ndue Nikolla i cili punonte në fabrikën e demontimit për të çmontuar predhat ka deklaruar se pasi hiqnin kokat e predhave baruti futej në thasë dhe dërgohej me karroca në magazinë.

Nikolla thotë se ish-mbikëqyrësi Sokol Ngjeci i kishte porositur që të bënin kujdes pasi kishte rrezik.

Ai ka dëshmuar se atë ditë i është djegur 40% e trupit, ndërsa 7 të tjerë që ishin me të kanë humbur jetën.

“Unë isha punëtor i thjeshtë punoja me predhat 100 mlm. Predhat i çmontonim duke e futur predhën tek betoni që ishte bërë posaçërisht për atë punë. E lëvizja dy tre herë dhe shkëputej koka e predhës nga pjesa tjetër baruti futej në thasë dhe me karrocë e dërgonim tek magazina.

Sokol Ngjeci na kishte porosit që të bënim kujdes pas kishte rrezik. Ka pas fikse zjarri, raste të tjera ku ka rënë zjarr nuk kam parë.

Ditën e ngjarjes kam parë zjarri kam tentuar të largohem jam djeg 40% kur më kanë hipur në helikopter për të më dërguar jashtë ishim 8 veta. 7 të tjerët humbën jetë unë shpëtova,” ka dëshmuar ai.

“Gërdeci”, ish-përgjegjësi: U shkelën të gjitha rregullat nga babëziapër të arritur normën e punës

“Gërdeci”, përfundon seanca e sotme, caktohet data për gjyqin e radhës, dëshmi të tjera

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit