-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hill: Herët të thuhet se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i pasuksesshëm

Kryesoret

Është shumë herët të thuhet se dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është i pasuksesshëm, tha Christopher Hill, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Beograd.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Hill tha se nuk e priste “suksesin e plotë” të negociatave dhe se pritja e tij ishte kthimi në tryezën e bisedimeve.

“Tani duhet të shohim [vazhdimin],” tha ai.

Synimi i dialogut, siç thekson ai, është një zgjidhje politike që pret “dhënie e marrje” nga të dyja palët.

“A mund të arrijmë një situatë ku serbët në Kosovë të ndihen rehat dhe të kenë një lloj Asociacioni të Komunave me shumicë serbe. Dhe së dyti, a mund të arrijë Prishtina atë që dëshiron, që është një rrugë e qartë për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare,” tha Hill.

Ai theksoi se sulmi i armatosur ndaj policisë së Kosovës në Banjskë është pengesë e madhe për negociatat në Bruksel. Sipas tij, SHBA-ja është duke i monitoruar nga afër hetimet në Beograd dhe Prishtinë.

“Fokusi është të zbulohet saktësisht se çfarë ka ndodhur, kush është përgjegjës. Dhe së fundi, të krijohen rrethana, ku kjo nuk mund të ndodhë më,” theksoi ambasadori amerikan.

Radio Evropa e Lirë: Zoti ambasador, le të nisim me bisedimet e djeshme [të Kosovës dhe Serbisë] në Bruksel. Duket se kanë përfunduar pa sukses. A e keni pritur një rezultat të tillë?

Christopher Hill: Nuk kam pritur ndonjë sukses të plotë. Por, sigurisht, kam pritur ca përpjekje për t’u kthyer në elementet thelbësore të dialogut. Në këtë kuptim, ka qenë një takim i rëndësishëm, të dyja palët kanë qenë në takim. Kështu që, do të shohim. Tani për tani, megjithatë, është e qartë se nuk i ka zgjidhur të gjitha problemet që mbeten në dialog./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit