-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po priste palmat! Ra dhe vdiq, dy të arrestuar në Durrës

Kryesoret

Andi Lala 35-vjeç nga Tirana ndërroi jetë dje në Durrës. Ai ra nga vinçi ku kishte hipur për të prerë palmat dhe ndërroi jetë. Dy persona janë arrestuar sot, drejtuesi teknik i firmës ku punonte viktima dhe drejtuesi i vinçit. Sipas policisë firma po kryente punimet pa leje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për këtë ngjarje të ndodhur në lagjen nr.13, ku humbi jetën punonjësi i një firme që kryen punime për ndërtimet e pedonales në këtë zonë, i cili po priste degët e palmave, pa lejen e organeve kompetente, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:

Enrik Mahmutaj 33 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i firmës; Blerim Margeshi 42 vjeç, banues në Durrës, drejtues i vinçit nga i cili ra shtetasi Andi Lala 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili për pasojë humbi jetën” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit