-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherr për prona në Kepin e Rodonit, qëllohet me armë zjarri, disa të shoqëruar

Kryesoret

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mesditë në zonën e Kepit të Rodonit në Durrës.

Konflikti ka ndodhur mes shtetasit me mbiemër Kaçuli, i cili ka një pronë në hyrje të parkut dhe ky i fundit është konfliktuar me rojën e parkut të Kepit të Rodonit.

Roja i parkut dhe një person tjetër kanë nisur konfliktin, i cili ka agravuar deri në dhunë fizike, ku palët janë qëlluar me grushte.

Më pas, persona të tjerë në mbështetje të rojës së parkut kanë qëlluar me armë zjarri, por nuk ka pasur persona të lënduar.

Prona mësohet se ka dy certifikata pronësie, një e ka Kisha Françeskane dhe një tjetër e ka familja Kaçuli.

Policia ka shoqëruar dy palët e përfshira në konflikt.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë. 

Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri. Si pasojë e konfliktit me sende të forta kanë pësuar dëmtime të lehta disa nga shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët pasi kanë marrë ndihmë mjekësore,  janë shoqëruar bashkë me shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt, me qëllim kryerjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sqarojmë se në lidhje me pretendimet e palëve për certifikatën e pronësisë, nga ana e Policisë janë referuar disa herë  materialet në Prokurori, për konfliktet që ka patur herë pas here, mes palëve,” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit