Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen të hënën pritet të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e kryeministrin, Albin Kurti gjatë vizitës së saj në Prishtinë.
Sipas një njoftimi për media, Osmani do të pres në takim presidenten e Komisionit Europian rreth orës 13:15, ndërsa një orë më vonë von der Leyen do të takohet edhe me kryeministrin Kurti.
Von der Leyen sot ka nisur një vizitë katër ditore në Maqedoninë e Veriut, për të vijuar Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Kjo vizitë vjen me qëllim që të diskutohet bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht për t’u prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.