-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Messi thyen rekord në historinë e futbollit, fiton për të tetën herë Topin e Artë

Kryesoret

Ylli argjentinas, Lionel Messi nuk ndalet së thyeri rekorde të vetes ku sonte ka fituar Topin e Artë për herë të tetë në karrierën e tij.

Një arritje e cila nuk ka ndodhur më parë duke e faktuar se ai është lojtari më i mirë në planet.

Topi i artë është një çmim individual ku Messi e ka maerituar pas triumfit në Kupën e Botës duke u shpallur edhe aty fitues.

Argjentinas ia doli të mposhte Erling Haalandin dhe Kylian Mbappen për të fituar çmimin të cilët u renditën në vend të dytë dhe të tretë.

Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland shënoi 52 gola në 53 ndeshje për Manchester Cityn dhe nëse Messi nuk kishte fituar në Kupën e Botës, Haaland do të ishte fituesi i qartë i çmimit këtë vit.

UEFA e shpalli atë lojtarin më të mirë në Evropë për vitin 2023. Francezi, Kylian Mbappe gjithashtu pati një sezon të mrekullueshëm për klubin dhe vendin. Ai e përfundoi turneun si golashënuesi më i mirë me tetë gola.

Mbappe gjithashtu shënoi 41 gola dhe 10 asistime në 43 ndeshje për PSG.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit