Arrestohet autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku pas një konflikti mes dy vëllezërve, njëri prej tyre ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve nga goditjet me thikë. M. Rr. 76 vjeç ka vrarë vëllanë e tij, E. Rr. 74 vjeç, pas një konflikti të nisur për çështje pronësie.
Viktima kishte shkuar për të marrë dengje bari me zetor në arë, ku pasi i kishte ngarkuar, gjatë kthimit ishte takuar me vëllain e tij më të madh, autorin e vrasjes. 76-vjeçari i kishte thënë vëllait të mos kalonte në atë rrugë, ndërsa ky i fundit, sipas 76-vjçarit e kishte shtyrë me zetor. Pas konfliktit verbal, 76-vjeçari ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur vëllain e tij 3-4 herë, i cili ka ndërruar jetë në spital.









