-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pasdite, “luftë” në Parlament

Kryesoret

Pasditen e sotme në orën 17:00 do të zhvillohet seanca plenare e radhës në Kuvend pas javës së gjelbër kur deputetët presupozohet se ishin pranë qytetarëve për të dëgjuar problemet që i shqetësojnë. Por vetëm për këtë pritet që të mos flitet.

Grupi i Sali Berishës pritet që të rikthehet për të qenë prezent në Kuvend bashkë me 23 deputetët që u përjashtuan në seancën e kaluar.

Deputetët u përjashtuan me 10 ditë me vendim të Sekretariatit të Etikës më datë 19 tetor. Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka bërë thirrje që deputetët të mblidhen në 16:30 në Kuvend dhe të futen së bashku në seancë.

Opozitarët e përjashtuar do të mbërrijnë në Kuvend për t’u bërë pjesë e seancës, pasi argumentojnë se afati 10 ditor i përjashtimit ka përfunduar më datë 29 tetor. Sërish nuk parashikohet seancë e qetë, si brenda dhe jashtë sallës.

Opozita ka shpallur nisjen e aksionit kundër qeverisë që para dy javëve dhe që tashmë do të intensifikohet edhe me protesta në bazë.

Qëndrimi u forcua akoma më shumë me vendosjen e dy masave kundër Sali Berishës nga gjykata në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit