-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA shtyn përpara zgjidhjen me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez

Kryesoret

Përderisa lufta Izrael-Hamas është në javën e tretë, me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, që ka paralajmëruar se do të jetë një fazë e re “e gjatë dhe e vështirë”, presidenti amerikan, Joe Biden, po u kërkon Izraelit dhe liderëve arabë që të mendojnë mirë për realitetin eventual pas luftës.

Sipas Bidenit, prioritet duhet të jetë gjetja e një marrëveshjeje për zgjidhjen me dy shtete për konfliktin e gjatë izraelito-palestinez.

“Nuk mund të kthehemi në status quo siç ishte para 6 tetori,” tha Biden për gazetarët, duke iu referuar një ditë para se militantët e Hamasit të sulmonin Izraelin dhe të nxisnin luftën e fundit. Shtëpia e Bardhë tha se Biden e ka përcjellë këtë mesazh direkt te Netanyahu gjatë bisedës telefonike që liderët kanë zhvilluar javën e kaluar.

“Kjo, po ashtu, nënkupton se kur të mbarojë kriza, duhet të ketë një vizion se çfarë vjen më pas dhe sipas mendimit tonë duhet të jetë zgjidhja me dy shtete,” tha Biden.

Shtytja për zgjidhjen me dy shtete sipas së cilës Izraeli do të bashkëjetonte me një shtet të pavarur palestinez nuk ka qenë e suksesshme nga presidentët e SHBA-së dhe diplomatët në Lindjen e Mesme për dekada. Kjo zgjidhje është lënë në harresë që kur përpjekjet e fundit për bisedime të paqes të udhëhequra nga SHBA-ja dështuan më 2014 pas mospajtimeve lidhur me vendbanimet izraelite, lirimin e të burgosurve palestinezë dhe çështje të tjera.

Shtetësia palestineze është diçka që Biden pak e ka përmendur në fillim të mandatit të tij. Gjatë vizitës në Bregun e pushtuar Perëndimor vitin e kaluar, Biden tha se “kushtet nuk janë pjekur” për përpjekjet e reja për të arritur një paqe të përhershme, edhe pse para palestinezëve ai përsëriti mbështetjen e kamotshme të SHBA-së për shtetësi./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit