-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherr me sende të forta në Elbasan, 3 persona përfundojnë në spital

Kryesoret

Disa persona janë konfliktuar me sende të forta dhe prerëse në ambientet e një lokali në fshatin Labinot-Fushë.

Si pasojë e këtij konflikti u arrestuan në flagrancë një 28-vjeçar me inicialet Xh. M., për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prishja e qetësisë publike”, dhe një 24-vjeçar me inicialet M. K., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-F. K., 47 vjeç, A. Z. 44 vjeç, E. B., 24 vjeç, A. M., 56 vjeç, dhe A. B., 48 vjeç, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Nga ky konflikt janë dëmtuar shtetasit M. K. dhe F. K., të cilët pasi morën mjekim dolën nga spitali, si dhe shtetasi Xh. M., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 mjet prerës dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit