Aktivisti, Adriatik Lapaj i ftuar tek “5pyetjet” nga Babaramo ka folur në lidhje me situatën politike në vend pas kaosit të regjistruar ditën e sotme në seancën në Kuvend.
Lapaj gjatë fjalës së tij u shpreh se duhet parë se ku buron problemi si dhe shtoi se në Shqipëri nuk ka garë.
“Po ndodh ajo që ka ndodh gjithmonë. Duke mos pasur ndryshim dhe flukse te reja. Debati politik behet shterpë.
Të gjitha çfarë tha Bumçi edhe mund te behën. Ne duhet të shohim aty ku buron problemi.
Themeli është gara. Ska garë. Vjedhja mund te ndodhe edhe ku ka gare. Mund te vjedhë qeveria dhe i manipulon. Kryetari te cakton listën. E di gjithë vendi se është i korruptuar. Është vendosur para zgjedhjes e keqja me e vogël.
Sistemi sot është qe qytetari zgjedh subjektet. A mund te bëhemi sa Kosova, sa vëllai jone Kosova? Ne 20 vjet ndërroi ida qeveri. A mund të bëhemi sa Kosova.
A mund ta hapim garën si vellezërit tanë në Kosovë. A mund te miratojmë një ligj per referendumet.
Te kërkojnë, te deklarojnë qe janë pro referendumeve qe te krijohen mundësi per pro votës se emigrant per te krijuar themelet demokratike,” u shpreh Lapaj.