-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

70 gazetarë nga gjithë Europa në Shqipëri

Kryesoret

Shoqata e Gazetarëve Europian, vendosi që këtë vit të organizonte Asamblenë e përgjithshme në Shqipëri, në qytetin e Vlorës. Nga datat 25 tetor deri në 29, 70 gazetarë të ardhur nga 20 vende të ndryshme europiane përfshirë dhe nga SHBA, u njohën me kulturën dhe traditat e veçanta të Shqipërisë.

Gjatë qëndrimit të tyre, një ndalesë e rëndësishme ishte në qytetin e Fierit dhe në zonën turistike të Apolonisë, ku gazetarët u njohën me historinë e pasur dhe antike të Shqipërisë.

Berati ishte një qytet ku gazetarët u njohën nga afër me kulturën e jashtëzakonshme dhe historinë e Shqipërisë në 2000 vite, me shenja historike nga lashtësia ende në ditët e sotme.

Një pjesë e rëndësishme e kësaj asambleje shkoi për organizimin e ardhshëm të votimeve për president, nënpresident dhe sekretar të përgjithshëm të AEJ që do të organizohet në një tjetër shtet europian.

Gjithashtu u organizua edhe konferenca e madhe në Universitetin e Vlorës me të ftuar specialë, disidentin rus Ilya Ponomarev i kërkuar nga regjimi gjakatar i Vladimir Putin.

Drejtuesi i shoqatës së gazetarëve Europian dega Shqipëri Arbër Hitaj, tha se organizimi i një eventi të tillë ishte një sfidë e vërtetë, por pavarësisht kësaj përbën një gur më shumë në ndërtimin e një gazetarie cilësore dhe europianë në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit