Një 42-vjeçar shqiptar dhe dy djemtë e tij në Greqi, janë dhunuar brutalisht nga 7 grabitës në zonën e Kolonos.
Shqiptar ishte ulur me dy djemtë e tij, përkatësisht 23 dhe 17-vjeç, në një stol në shesh, kur anëtarët e bandës iu afruan të veshur me rroba të zeza dhe kapuç, ndërsa drejtuesit i kishte të pambuluara tiparet e fytyrës.
Drejtuesi i kësaj bande ishte ai që iu afrua familjes shqiptare dhe me ton të fortë i kërkoi babait t’i jepte 5000 euro.
42-vjeçari është përgjigjur se nuk do t’i japë paratë që kërkon dhe më pas gjashtë autorët e tjerë kanë filluar ta godasin me grushte dhe shkelma në kokë, derisa ai ra përtokë i gjakosur.
Njëri prej grabitësve i ka rrëmbyer celularin, ndërsa anëtarët e tjerë të bandës kanë sulmuar edhe djemtë e tij.
Mësohet se djali 23-vjeçar ka mbetur i plagosur në brinjë dhe i është marrë varësja e floririt nga qafa.
Sipas dëshmive të të dhunuarve, kreu i bandës është bashkëkombasi i tyre dhe vetëm 18 vjeç.
Siç konstatuan punonjësit e policisë së Kolonos, nga dosja e tij, ai është me precedentë të tjera për krime të ngjashme.