-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti për mediat greke: Nuk do të humbisni nëse na njihni

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë së fundmi një intervistë për median greke “Kathimerini”.

Në këtë intervistë Kurti ka folur gjerësisht për dialogun, çështjen e sanksionimit të Serbisë, perspektivën drejt BE-së dhe NATOS-s, Shqipërinë si edhe njohjen që duhet të bëjë Greqia ndaj pavarësisë së Kosovës.

I pyetur nëse është procesi i dialogut Prishtinë-Beograd në një ngërç për momentin, Kurti tha:

“Brukseli po përpiqet ta ringjallë atë. Gjithçka që na duhet është të zbatojmë atë që kemi rënë dakord që nga shkurti i kaluar. Modeli është “dy Gjermanitë”, e Ostpolitik të Willy Brandt, kur në 1973 Gjermania Perëndimore dhe më pas ajo Lindore mbanin vende në OKB. Pengesë në këtë proces është Serbia, sepse ende nuk e ka nënshkruar. Siç thonë ata, kanë rënë dakord vetëm për kornizën, jo për përmbajtjen.”

Ndërsa i pyetur nëse marrëdhëniet Greqi-Kosovë u forcuan për shkak të përmirësimit të përfaqësimit diplomatik të Prishtinës në Athinë, Kurti u përgjigj duke thënë se:

“Vizitat e ndërsjella të zyrtarëve të lartë, diplomatëve, biznesmenëve ndihmuan, si dhe ngritja e përfaqësisë. Jam takuar disa herë me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis. Ne duam të anëtarësohemi në NATO dhe BE sa më shpejt të jetë e mundur. Në sektorin ekonomik me Greqinë kemi rritur eksportet me 200% dhe importet me 120%. Jemi duke tenderuar për prodhimin e 100 megavat energji nga Burimet e Rinovueshme të Energjisë. Ne kemi mirëpritur edhe kompanitë greke. Në këtë vizitë në Athinë takova më shumë CEO sesa ministra.”

Kurti iu përgjigj edhe pyetjes se përse Greqia duhet ta njohë Kosovën.

“Ne jemi pro NATO-s, BE-së, SHBA-së, Perëndimit dhe nuk kemi asnjë çështje të hapur me Greqinë. E di që ka pasur politikanë që çështjen e Kosovës e kanë lidhur me Qipron e pushtuar. Përgjigjen e saktë e ka dhënë z. Dendias i cili si ministër i Jashtëm deklaroi se Kosova ka një vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë të vitit 2010 ku thuhet se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk cenon të drejtën ndërkombëtare,” tha Kurti.

Gazetari grek i është drejtuar Kurtit duke i thënë se në Greqi disa njerëz mendojnë se njohja e Kosovës nga Greqia do të lehtësojë planet e ardhshme për të krijuar një “Shqipëri të Madhe”, dhe këtë kryeministri i Kosovës e ka komentuar kështu:

“Ne jemi dy shtete: Shqipëria dhe Kosova. Ne duam që të dy shtetet të anëtarësohen në BE. Sigurisht që ndajmë të njëjtën gjuhë, kulturë dhe identitet kombëtar, por jemi dy demokraci. Tani me planin e zgjerimit të BE-së e presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen dhe e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, për ta llogaritur atë në vitin 2030, mendoj se rruga është e hapur. Të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor që dëshirojnë të anëtarësohen në BE. duhet t’ia dalin. Ky është vizioni ynë. Sidomos tani që shohim se si shtete anëtare të BE-së na duhet një mbrojtje e fortë. dhe NATO-s.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit