Dy të rinjtë turq tentuan të kalonin kufirin në Muriqan me pasaporta të falsifikuara.
Bëhet fjalë për një 23-vjeçar dhe një 27-vjeçar të cilët në dalje kanë paraqitur dokumentet, të dyshuara si të falsifikuara.
Ndaj tyre policia ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.