Pas tre orësh tubim para Kryeministrisë, protestuesit marshuan dje në rrugët kryesore të Tiranës, për të vijuar më pas në autostradën Tiranë-Durrës drejt Rinasit.
Ndërkohë gjatë orëve të mesnatës një grup protestuesish kishin bllokuar rrugën te ish-Sheshi Shqiponja, teksa çoi në përballjen e tyre me forcat e policisë.
Protestuesit në kor kanë vijuar me thirrjet: Mos provokoni, hiqni kapelet, bashkohuni me ne, Shqipëri e re.
‘Bashkohuni me ne, nesër në Surrel’- Protestuesit dje u përballën me policinë në Rinas!









