Tensione në Kryesinë e Kuvendit. Sali Berisha dhe deputetët e PD-së po tentojnë që të futen në komisionin e Etikës, ku do të shqyrtohet dhe vendoset për kërkesën e PS-së për të përjashtuar 7 opozitarë pas incidenteve mbrëmjen e djeshme në Parlament.
“Pra e shifni si bëhen mbledhjet këtu, thërret deputetët dhe i përjashton pa asnjë lloj baze ligjore. Sekretariati është për ti dëgjuar dhe ajo dëgjon vetëm njërin, largohet.
E kam marrë unë thotë vendimin. Se jam unë ajo që marr vendimin pa pyetur as ligj dhe as rregullore.
Mediat i kanë larguar, e kanë shndërruar këtu në një shpellë krimi.
Ky nuk është më një parlament. Shikoni si merren vendimet. Po mbrohet nga 5 roje.
Në vend që të dëgjojë deputetët, të dëgjojë arsyetimin e tyre, siç e kërkon edhe rregulli, e kam marrë vendimin thotë. Ky është turp.
Paqe nuk ka më në këtë parlament deri në rikthimin e plotë të të drejtave kushtetuese të deputetëve. Ju konstatoni vetë se si e kanë shndërruar këto parlamentin, si kurrë ndonjëherë në historinë e tij.
Përjashton deputetë pa u dëgjuar”-tha Berisha. “Largo Gardën”- ishin thirrjet e Albana Vokshit për kryetaren e Komisionit të Etikës, Klotilda Bushka.
Grushte në Parlament! PS bën gati letrat për të përjashtuar 7 deputetë demokratë