-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Von der Leyen nga Beogradi: Serbia të njohë Kosovën dhe Kurti të themelojë Asociacionin

Kryesoret

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen pas vizitës ditën e djeshme në Kosovë ditën e sotme ka qëndruar në Beograd.

Gjatë vizitës në Beograd Von der Leyen u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Gjatë fjalës së saj Von der Leyen theksoi se BE-ja dëshiron Serbinë në Union.

Ajo më tej ka kërkuar nga Kosova që të themelojë Asociacioni ndërsa Serbia të njohë de facto Kosovës.

“Kosova duhet të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Serbia të njohë de facto Kosovën”, tha ajo në Prishtinë, derisa sot gjendet në Beograd për t’ia përsëritur detyrën me të cilën Serbia ngarkohet.

Vuçiç tha se BE-ja është partneri më i rëndësishëm ekonomik ndërsa shtoi se investitorët më të mëdhenj vijnë nga BE-ja.

“Republika e Serbisë është partneri kryesor tregtar i Bashkimit Europian nga Ballkani Perëndimor. Republika e Serbisë ka një peshë prej 50 për qind në eksportin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Pra, vetë Serbia 50 për qind, të gjitha të tjerat 50 për qind dhe po ashtu në dhjetë vitet e fundit ka arritur mesataren më të lartë të rritjes vjetore të eksporteve në Bashkimin Europian në vlerë prej 14.4 për qind”, tha Vuçiç.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, von der Leyen theksoi se qëndrimi europian është që Kosova të formojë Asociacionin, ndërsa Serbia njohjen de facto për Kosovën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit