-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokurorët e SPAK-ut po marrin “leksione” nga DEA dhe FBI, kush e ka radhën për t’u arrestuar?

Kryesoret

Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani së bashku me disa nga prokurorët ndodhet në një vizitë në Uashington për t’u takuar me zyrtarë të lartë në DASH, DEA dhe FBI-së. Në fokus të bisedës sigurisht që do të jetë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Zyrtarë të lartë të SPAK-ut po marrin pjesë në një vizitë studimore në Uashington, DC këtë javë. Të udhëhequr nga anëtarët e ekipit të Zyrës për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit të Ambasadës së SHBA në Tiranë (OPDAT), zyrtarët e SPAK-ut u takuan me drejtuesit kryesorë të Departamentit të Drejtësisë nga OPDAT dhe Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP).

Prokurorët e SPAK diskutuan gjithashtu sfidat e sigurisë me Shërbimin Marshall të Shteteve të Bashkuara, i cili mbron gjyqtarët, prokurorët, stafin e gjykatës dhe dëshmitarët federalë të Amerikës. Vizita do të përfshijë gjithashtu takime me Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Departamentin e Drejtësisë, Administratën kundër Narkotikëve (DEA) dhe Byronë Federale të Hetimit (FBI)” njofton ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Pjesë e delegacionit janë edhe prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, që po hetojnë dosjen e Sali Berishës dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi për aferën e privatizimit të ish kompleksit “Partizani”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit