-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vota e Diasporës në pritje të një zgjidhjeje ligjore

Kryesoret

Përfaqësues të partive politike, shoqërisë civile dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, diskutuan të martën për garantimin e të drejtës së votës për diasporën shqiptare, në një tryezë të organizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP).

Një vendim i Gjykatës Kushtetuese që konstatoi cënimin e kësaj të drejte në zgjedhjet e fundit dhe i kërkoi Kuvendit që ta adresonte ligjërisht vijon të mbetet peng i ngërçit politik, pa një zgjidhje konkrete për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës.

Për Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vota e diasporës mbetet peng e boshllëqeve ligjore.

“Nëse nuk do të plotësohet boshllëku ligjor i konstatuar nga Gjykata Kushtetuese, në zgjedhjet e vitit 2025 nuk do të ketë votim nga jashtë”, tha ai.

Sipas Celibashit, duhet vetëm vullnet politik për ta bërë këtë gjë, por edhe të bëhet në kohë.

“Nëse bëhet më vonë, për shembull 6 muaj para zgjedhjeve, KQZ nuk ka kohë që ta implementojë”, shtoi Celibashi.

KQZ nuk mund të ndërmarrë hapa për anën rregullatore të procesit pa u shprehur Kuvendi për vendimin e GJK-së, këmbënguli kreu i këtij institucioni.

I pyetur nga drejtori i ISP-së, Afrim Krasniqi, se a mund të ndërmerrte KQZ një hap publik për të nxitur Kuvendin që të zbatojë vendimin e Kushtetueses, Celibashi u përgjigj se “vendimi është i qartë dhe duhet zbatuar në një afat kohor, që është janar 2024”.

Deputetët e Kuvendit të pranishëm nga gjithë spektri politik shprehën mbështetjen për garantimin e kësaj të drejte, por pranuan se vendimmarrja për reformën zgjedhore ishte politike dhe duhej një konsensus në Komisionin e Reformës Zgjedhore në Kuvend./BIRN

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit