Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Zëmblak.
Mësohet se një automjet tip “Opel” me drejtuesin me inicialet I. K., në lëvizje e sipër, ka përplasur për vdekje një 14-vjeçare, këmbësore në rrugë.
Bëhet me dije se e mitura ka zbritur nga furgoni dhe ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, por mjeti, që dyshohet të ketë qenë me shpejtësi të lartë, e ka përplasur për vdekje në vend.
Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.