-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E masakruar me thikë, zbardhet vrasja e 43-vjeçares pas 9 vitesh! Shpallet i pafajshëm shqiptari

Kryesoret

Para 9 vitesh një vrasje në ishullin Kos tronditi opinioni publik në Greqi, e tashmë kur kanë kaluar kaq kohë njoftohet se është zbardhur çështja dhe historia ka marrë një tjetër rrjedhë.

54-vjeçari Jani Zoto u arrestua në shtëpinë e tij për vrasjen me thikë të 43-vjeçares Aciu Flopjca-Aurica, nga Rumania, nënë e 3 fëmijëve të mitur, me të cilën bashkëjetonte prej vitesh.

43-vjeçarja u gjet e zhveshur në vaskë me shumë goditje me thikë në barkë, organet gjenitale dhe qafë. Sipas fqinjëve në orën 13:00 të 14 prillit 2014 dëgjuan klithma për ndihmë, ndërsa në 13:30, 54-vjeçari shqiptar doli i tmerruar nga shtëpia duke kërkuar ndihmë për gruan e therur barbarisht.

Megjithëse asnjëherë nuk kishte prova të mjaftueshme për fajësinë e shqiptarit, ndërkohë Jani Zoto u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim.

Vetëm në prill të vitit 2023 në gjykatën e apelit policë grekë kishin dëshmuar për pafajësinë e shqiptarit që buronte si nga ADN i paidentifikuar në thikën dhe trupin e viktimës ashtu dhe nga fakti se 54-vjeçari kishte vetëm 5 minuta që ishte kthyer nga puna, kohë e pamjaftueshme për krimin.

Zoto doli nga burgu në prill 2023 me të drejtë kryerje dënimi në shtëpi, pa u lejuar të dalë nga Greqia.

Në korrik të po këtij viti, pas një grabitje në një dyqan në Gjermani u arrestua një pakistanez, i cili dëshmoi se është vrasësi i 43-vjeçares, fakt që u konfirmua dhe nga ADN e gjetur në vendin e krimit. Mësohet se pakistanezi në 2014-ën banonte në të njëjtin pallat me çiftin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit